Milwaukee Bucks mposhtin Brooklyn Nets në ndeshjen e 3-të të çerekfinales së “Play Off-it”

Nets kanë pësuar humbje nga Bucks në kuadër të çerekfinales së “Play Off-it”.

Sport

11/06/2021 08:11

Milwaukee Bucks ka arritur të ngushtojë epërsinë e Brooklyn Nets në serinë e “Play Off-it”, shkruan lajmi.net.

Pas fitores së Bucks, Nets po udhëheqin serinë me rezultatin 2-1.

Rezultati i çerekëve, Milwaukee Bucks – Brooklyn Nets: (30-11), (15-31), (22-23), (19-18).

Basketbollistët më të mirë për Bucks ishin, Middleton me 35 pikë, 15 kërcime dhe një asistim bashkë me Giannis Antetokounmpo me 33 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime.

Për Nets më të mirët ishin, Kevin Durant me 30 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime bashkë me Kyrie Irving me 22 pikë, pesë kërcime dhe një asistim.

Këtë takim James Harden mungoi shkaku i lëndimit.

Rezultati përfundimtar, Milwaukee Bucks 86–83 Brooklyn Nets./Lajmi.net/

YouTube player