Milani i jashtëzakonshëm, fiton me përmbysje të çmendur në “San Siro” (VIDEO)

Milani ka arritur të bëj një rikthim të çmendur në "San Siro", për të fituar ndeshjen 3-2 ndaj Veronës, shkruan lajmi.net.

Sport

16/10/2021 22:47

Milani ishte në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë, me golat e Gianluca Caprari (7′) dhe Antonin Barak (24′).

“Kuqezinjtë” treguan shpirtin e tyre luftarak duke u kthyer me tri gola të shënuara në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Olivier Giroud i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 54-të nga një asistim fantastik nga Leao, gjersa rezultati u barazua nga Kessie në minutën e 76-të, nga pika e penalltisë.

Vetëm dy minuta pasi u barazua rezultati, “Rossonerët” bën përmbysjen e madhe pasi mbrojtësi i Veronës, Koray Gunter realizoi gol në rrjetën e tij.

Goli i tretë i fitores së Milanit: VIDEO

Me këtë fitore, Milani tani kryeson në tabelë përkohësisht, duke mbledhur 22 pikë, me shtatë fitore dhe një barazim pas tetë xhirove të para. /Lajmi.net