Milan transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)
Milan është duke bërë gati një dhuratë të madhe për tifozët në San Siro.
Merkato
Milan është në prag të finalizimit të procesit të shitjes së klubit.
Dhe, me ardhjen e pronarëve të rinj priten përforcime të reja. Kurse, më i madhi prej tyre pritet të jetë një prej sulmuesve më të mirë në botë.
Sipas medieve italiane, “Rossonerët” janë të interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubayemang, përcjell “lajmi.net”.
Reprezentuesi i Gabonit vlerësohet në mbi 70 milionë euro kurse kërkohet edhe nga Manchester City e Manchester United. /Lajmi.net/