Milan pranë transferimit të Bakayokos
Klubi italian Milan është afër transferimit të mesfushorit francez, Tiemoue Bakyaoko, transmeton lajmi.net.

Sport
Fabrizio Romano raporton se do të ketë një takim të ri gjatë ditës së sotme mes dy klubeve, pasi lojtari tashmë ka vazhduar kontratën me klubin anglez edhe për dy vite, dhe një huazim një-vjeçar tek skuadra italiane tani mund të kompletohet në vijim.
Romano raporton se dokumentacionet janë gati që edhe mbrojtësi i majtë, Emerson Palmieri të largohet në drejtim të Lyon, pasi tashmë klubet veçse janë dakorduar për huazimin e italianit tek skuadra franceze. /Lajmi.net