Milan nis ofertë 30 milionëshe drejt Club Brugge – ka marrëveshje personale me De Ketelaere

AC Milan është e vendosur të kompletojë transferimin e Charles De Ketelaere.

Sport

11/07/2022 19:00

Skuadra ‘Rossoneri’ e sheh talentin belg si të duhurin për t’ia besuar një pozitë në krahët e fazës ofensive, apo në pozitën ’10’.

‘Calciomercato’ shkruan se Milan ka nisur një ofertë tashmë drejt zyrave të Club Brugge, transmeton lajmi.net.

Milan janë gati të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Skuadra e Milan ka mbyllur marrëveshjen personale me lojtarin. Do të jetë një kontratë pesëvjeçare. /Lajmi.net/