Milan në rrugë të mirë për të rinovuar me Bennacer e Rafael Leao
Skuadra e Milan është në rrugë të mirë për të rinovuar edhe me dy lojtarë të tjerë të skuadrës.

Sport
Pas Theo Hernandez, Milan synon nënshkrimin e Ismael Bennacer dhe Rafael Leao, dy lojtarë të tjerë këta që janë pjesë kyçe e planeve të Stefano Pioli.
Fabrizio Romano bën të ditur se rinovimi i kontratës mund të bëhet në këto dy muaj të ardhshëm, përcjell lajmi.net.
Anash rinovimeve, Milan po shikon për alternativa edhe jashtë kampionatit italian.
Sven Botman vazhdon të jetë targeti kryesor i ‘Rossoneri’, për qendrën e mbrojtjes.
Ai konsiderohej i paprekshëm te Lille gjatë janarit, por do të largohet në qershor. /Lajmi.net/