Milan me transferim befasues për sezonin e ri
Milan është shumë afër të bëjë një transferim befasues për sezonin e ri.
Merkato
Milan po tenton që ta transferojë anëtarin e Zaglebie Lubin, Bartosz Zynek.
Skuadra italiane ka kohë që po e ndjek mesfushorin ofanziv të skuadrës polake, përcjell lajmi.net.
Milan dëshiron ta transferojë Zynekun me të përfunduar ky sezon, e që do të jetë si përforcim për skuadrën e të rinjve.
Rosonerët do të paguajnë 2.5 milionë euro për transferimin e tij. /Lajmi.net/