Milan me transferim 40 milionësh në verë

Milan duket se do të bëjë një revolucion të thellë në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Merkato

14/04/2019 23:33

Milan po tenton t’i transferojë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra italiane e dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Timothy Castagne, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

23-vjeçari belg ka marrë interesimin e skautëve të Milanit, andaj këta të fundit i duan shërbimet e tij në verë.

Për ta transferuar Castagnen nga Atalanta, rosonerët duhet të paguajnë 40 milionë euro. /Lajmi.net/