Milan, ku i ke tifozët? (Foto)

Ndeshja mes Milanit dhe Sassuolos në Coppa Italia ka zgjuar interesim të vogël në mesin e tifozëve të gjigantit italian. 

Sport

13/01/2015 21:01

Milan ndeshet sonte me Sassuolon në San Siro në kuadër të Coppa Italia.

Mirëpo, ballafaqimi duket se nuk ka zgjuar interesim të zakonshëm tek tifozët e Rossonerëve pasi pjesa më e madhe e stadiumit është bosh, me një numër shumë të vogël të shikuesve.

Në një fotografi të publikuar nga Calciomercato.it, lehtë mund të themi se të pranishmit në tribuna mund t’i numërojmë në gishta.