Milan dëshpëron ndaj Salernitana – luan baras dhe bën hapin e gabuar në rrugën për titull

Milan ka dëshpëruar në ndeshjen e sotme ndaj Salernitana.

Sport

19/02/2022 22:40

Skuadra e Stefano Pioli ka luajtur baras 2:2 në ndeshjen kundër Salernitana, duke bërë një hap të gabuar që mund t’i kushtoj me titullin e kampionit, shkruan lajmi.net.

Milan zhbllokoi sfidën pas vetëm pesë minutave lojë, kur Junior Messias dërgoi në rrjetë topin e pranuar nga Theo Hernandez.

Vendasit reaguan me anë të Bonazzoli, i cili me një goditje gërshërë barazoi shifrat në 1:1.

‘Rossoneri’ u përmbysën në minutën e 72’, kur Djuric realizoi një gol me kokë për të çuar shifrat në 2:1.

Liderët aktual të Serie A nuk u dorëzuan deri në fund dhe gjetën golin e barazimit me Ante Rebic, në minutën e 77’.

Ndonëse tentuan deri në fund për golin e fitores, Milan nuk gjetën një të tillë.

Me barazimin sot, Milan shkon në 56 pikë. Tani ata kanë dy pikë e dy ndeshje më shumë sesa Inter në pozitën e dytë.

Salernitana mbetet e fundit në tabelë, me 14 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/