Mignolet largohet nga Liverpool, kërkohet në Serie A
Simon Mignolet mund të largohet nga Liverpool duke u transferuar në Serie A.
Merkato
Simon Mignolet nuk është i lumtur te Liverpool dhe po mendon largimin nga “The Reds”.
Skuadra që ka shfaqur më shumë interes për portierin është Napoli, me palët që mund ta mbyllin marrëveshjen për shumën e 20 milionë eurove.
Mignolet nuk është më zgjedhja e parë e Jurgen Klopp për portën por dëshira e belgut është të luajë rregullisht.
Nga ana tjetër klubi i kaltër është vënë në kërkim të pasuesit të Pepe Reina.
Akordi pritet të arrihet që në këtë merkato.