Miftaraj: Legjislatura e dhjetë do të njihet si “legjislatura karate”, Bardiqi së paku la trashëgimi diçka

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, i cili është shpërndarë dhe vendi tani shkon në zgjedhje. Miftaraj ka thënë se legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovës, do të njihet edhe si Legjislatura Karate, shkruan lajmi.net. Ai gjithashtu ka ironizuar me…

Lajme

29/04/2026 09:56

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, i cili është shpërndarë dhe vendi tani shkon në zgjedhje.

Miftaraj ka thënë se legjislatura e dhjetë në historinë e parlamentarizmit në Kosovës, do të njihet edhe si Legjislatura Karate, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu ka ironizuar me deputetin Naim Bardiqi, mesazhi i të cilit është fotografuar në Kuvend, ndërsa ai e ka parë si cenim të privatësisë.

“Naim Bardiqi mbase nuk do të njihet për ndonje punë të mirë si deputet i Legjislatures Karate por së paku ka lënë trashigimi diçka, na tregoi se si mund të zgjidhet Presidenti i Republikes Karate dhe si publiku dhe gazetaret nuk ia respektuan privatesine ne nje vend publik i rrethuar me kamera ne seance plenare”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: