Ish-ushtari i UÇK-së që ishte arrestuar në Serbi kthehet në Kosovë, Koci: Ka kaluar një periudhë jo të lehtë

Ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Llozhani është liruar nga burgu në Serbi ku po mbahej që nga muaji shkurt, dhe është kthyer në Kosovë. Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se Llozhani ka kaluar një periudhë jo të lehtë dhe më shumë informata do t’i japin ditëve në vijim. “Ky mision ka qenë i vështirë.…

Lajme

29/04/2026 10:11

Ish-ushtari i UÇK-së, Mithat Llozhani është liruar nga burgu në Serbi ku po mbahej që nga muaji shkurt, dhe është kthyer në Kosovë.

Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se Llozhani ka kaluar një periudhë jo të lehtë dhe më shumë informata do t’i japin ditëve në vijim.

“Ky mision ka qenë i vështirë. I rëndë. E kreva. Disa herë kam shku për këtë rast në Beograd. A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi. I kultivoj vlerat patriotike dhe kombëtare duke i shërbyer qytetarit të Kosovës. Edhe po: pa pagesë. Këto punë kryhen për ideal kombëtar”, ka shkruar Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: