Michael Jordan do të dhurojë 100 milionë euro për shoqatat që përkrahin barazinë racore

Ikona e basketbollit, Jordan, do të jap një mega-kontribut për komunitetin me ngjyrë.

Sport

05/06/2020 22:41

Gjashtë herë kampioni i NBA do të dhurojë 100 milionë dollarë, dhe këto para do të shkojnë për shoqatat dhe organizatat që proklamojnë barazinë racore.

MJ me brendin e tij do të ndajnë këtë shumë gjatë 10 viteve të ardhshme, transmeton lajmi.net.

Problemet racore janë akoma të dukshme në ShBA. Vendi po përballet me protesta të shumta, pas vrasjes së George Floyd.

Në këtë situatë, Jordan është kujtuar që të dhurojë këtë shifër, si ndihmë për organizatat që mund të minimizojnë dallimet. /Lajmi.net/