Messit i intereson projekti i PSG-së, ka kontratën në tavolinë por s’e firmos
Lionel Messi mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni edhe pse ka në tavolinë kontratën e re nga klubi francez. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano shkruan rreth situatës së futbollistit argjentinas dhe thotë se Messi ka kontratën të gatshme, por ende nuk është duke e pranuar, shkruan Lajmi.net Sipas Romanos,…
Sport
Lionel Messi mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni edhe pse ka në tavolinë kontratën e re nga klubi francez.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano shkruan rreth situatës së futbollistit argjentinas dhe thotë se Messi ka kontratën të gatshme, por ende nuk është duke e pranuar, shkruan Lajmi.net
Sipas Romanos, Messi është interesuar të dijë rreth projektit që ka klubi i PSG-së në të ardhmen dhe pastaj të vendos rreth nënshkrimit.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 13 asiste./Lajmi.net/
Lionel Messi already received a proposal from PSG to extend the contract — Leo didn’t ask same salary as other players 🇦🇷 #PSG
…but Messi wants to understand how’s gonna be PSG project before making his decision, after verbal pact in December.
🎥 More: https://t.co/Rvg0OkD8dg pic.twitter.com/U0KnTtZ4xE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 17, 2023