Manchester City shkruan historinë, shpallet kampion për herë të katërt me radhë në Premierligë

Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024. Ndeshjen e hapi sulmuesi anglez, Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 2’të dhe të 18’të, i asistuar nga Silva dhe Doku. Derisa, golin për 3:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri.…

Sport

19/05/2024 20:06

Me fitoren ndaj West Ham, ekipi i Pep Guardiolas, Manchester City është shpallur kampion në Premier League për sezonin 2023/2024.

Ndeshjen e hapi sulmuesi anglez, Phil Foden, i cili realizoi në minutën e 2’të dhe të 18’të, i asistuar nga Silva dhe Doku.

Derisa, golin për 3:1 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri.

Kujtojmë që ky është titulli i katërt radhazi i Cityt, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në futbollin anglez.

Derisa, Arsenali nuk e ka fituar titullin e Premierligës për 20 vjet.