Hodaj: ZPS-ja e ka ndryshuar katër herë aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hodaj tha se problemi ekziston në bazë, pasi Ligji për Dhomat e Specializuara ia lejon Prokurorisë që në çdo fazë të sjellë prova të reja, qoftë pas ngritjes së aktakuzës, qoftë pas konfirmimit të saj e…

Lajme

21/05/2024 23:35

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Hodaj tha se problemi ekziston në bazë, pasi Ligji për Dhomat e Specializuara ia lejon Prokurorisë që në çdo fazë të sjellë prova të reja, qoftë pas ngritjes së aktakuzës, qoftë pas konfirmimit të saj e qoftë edhe në mes të procesit gjyqësor.

“Katër herë e kanë ndryshuar aktakuzën, pas konfirmimit. Mund ta ndryshojnë edhe katër herë të tjera. Kjo është ndryshe prej asaj që e praktikojmë ne. Por, kjo është e lejuar në bazë të ligjit që është miratuar për Dhomat e Specializuara”, tha Hodaj, njofton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se Dhomat e Specializuara po veprojnë në bazë të rregulloreve “por tash ato rregullore kujt i shkojnë për shtati..”.