Daut Haradinaj tregon si u bë pazari: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Isa Mustafën si peshku për oksigjen

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka pas nevojë për Isa Mustafën sikur “peshku për oksigjen”, dhe sipas tij Mustafa i ka dhënë përkrahje Kurtit për koalicion me kushtin që i njëjti shkon për t’i vendosë lule varrit të Ibrahim Rugovës. Këtë deklaratë Haradinaj e dha teksa po diskutonte për…

Lajme

21/05/2024 22:59

Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka pas nevojë për Isa Mustafën sikur “peshku për oksigjen”, dhe sipas tij Mustafa i ka dhënë përkrahje Kurtit për koalicion me kushtin që i njëjti shkon për t’i vendosë lule varrit të Ibrahim Rugovës.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha teksa po diskutonte për takimin Albin Kurti-Memli Krasniqi, për të cilin tha se nuk ka informata se “çfarë kërkese i ka qitë PDK në tavolinë kryeministrit”.

“Është krejt personale, po të isha në tavolinë me z.Kurti, unë kam qenë deputet në shumë mandate dhe kjo më ka ndihmu me pas një pasqyrë dhe me kuptu pse ndodhin këto takime. P.sh., një kohë z.Kurti kishte nevojë si peshku për oksigjen për Isa Musfatën dhe në një moment janë taku ish-kryeministri i ka thanë e ki përkrahjen për një koalicion qeverisës në rast se ti shkon dhe i vendos lule varrit të Ibrahim Rugovës. Kryeministri aktual bashkë me presidenten aktuale janë shku kanë qitë lule, kanë ndejtë gatitun para varrit të Rugovës dhe kanë bo nderim”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.