​Laura Fazliu, e bronztë në Botërorin e xhudos në Abu Dhabi

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në finalen e repesazhit e mposhti xhudisten nga Kanada, Catherine Beauchemin-Pinard. Deri te medalja e bronztë, Fazliu raundin e parë…

Lajme

21/05/2024 16:39

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në finalen e repesazhit e mposhti xhudisten nga Kanada, Catherine Beauchemin-Pinard.

Deri te medalja e bronztë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga kroatja, Katarina Kristo. Laura vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudisten ruse Dali Liluashvili, ndërsa në luftën për gjysmëfinale u mposht nga sllovenja Andreja Leski.

Më pas, Laura e vazhdoi garën në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti australianen Katharina Haecker, ndërsa në finalen e repesazhit e mposhti kanadezen Beauchemin-Pinard.