Berisha nuk përjashton mundësinë e koalicionit me LVV-në: Për shpëtim të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se takimi i PDK-së me kryeministrin ka qenë për “shpëtimin e Kosovës”. “Mundet krahas Kosovës të përfitojë e shpëtojë edhe Albini në këtë proces politik që është fundi i tij politik ku e ka çu Kosovën”, ka thënë Hyseni…

Lajme

21/05/2024 23:14

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se takimi i PDK-së me kryeministrin ka qenë për “shpëtimin e Kosovës”.

“Mundet krahas Kosovës të përfitojë e shpëtojë edhe Albini në këtë proces politik që është fundi i tij politik ku e ka çu Kosovën”, ka thënë Hyseni i cili ku është pyetur nëse PDK-ja do t’ia japë këtë mundësi shpëtimi Albin Kurtit, është përgjigjur se “ne do t’ia japim Kosovës këtë shpëtim, nëse përfiton ai në shpëtim të Kosovës le të shpëton”.

Megjithatë, Hiseni ka shtuar se nuk ka asnjë element që i përafron programet e dy partive.

“Nuk ka asnjë element përafrues në programin e këtyre dy partive. Nuk shoh kurrë një herë koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe VV-së”, ka përfunduar ai.