Messi – Ronaldo, Ramos me deklaratë interesante për Topin e Artë

Sergio Ramos ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me Topin e Artë.

Sport

10/12/2019 08:53

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me Topin e Artë.

Ai ka thënë se është mirë të krijohet nga një çmim i futbollistit më të mirë të vitit në botë që të ndahet nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Mund të krijojmë një Top të Artë për Cristianon dhe Messin në bazë të rezultateve, dhe një tjetër për të tjerët”, u shpreh Ramos për “Marca”, transmeton lajmi.net.

“Në fund, do të jetë më mirë edhe për futbollin”, theksoi ai. /Lajmi.net/