“Messi – Ronaldo nuk është debat i afërt, ylli i Barcelonës është larg më i mirë”

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ky është debati që nuk do të mbyllet edhe për shumë vite.

Sport

30/05/2020 16:10

Dy lojtarët më të mirë në histori të futbollit kanë rastisur të luajnë në një periudhë të njëjtë; Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në të dy polet ka argumente të forta se cili është më i mirë, por sipas Gary Lieneker, një gjë e tillë as nuk duhet diskutohet.

Ikona angleze beson se anëtari i Barcelonës është larg lojtar më i mirë sesa portugezi i Juventus.

“Shpeshherë zgjedhja përfundon në atë se a je tifoz i Barcelonës, Real Madridit, Juventusit, apo kujtdo, gjë që është mirë – e kuptoj”, ka thënë Lineker, transmeton lajmi.net.

“Jam fans i madh i Ronaldos gjithashtu, por nëse flasim për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, nuk duhet të ketë debar, ai është Messi”, ka shtuar anglezi.

“Ky është opinioni im, por mendoj që as nuk afrohen”, tha mes tjerash dikur anëtari i Barcës.

Të dy lojtarët së bashku kanë fituar 11 Topa të Artë, Messi 6, Ronaldo 5. Ata po afrohen me vitet e fundit të karrierës së tyre. /Lajmi.net/