Messi – Ronaldo, nis gara (FOTO)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo edhe këtë edicion do të jenë protagonistët kryesor të skuadrave të tyre.

Sport

13/09/2015 12:39

Messi dhe Ronaldo ishin vendimtar në ndeshjet e xhiros së tretë në La Liga. Portugezi shënoi pesë herë ndaj Espanyol, ndërsa Messi u inkuadrua nga banka rezervë për t’ia dhuruar fitoren Barcelonës kundër Atleticos.

Në total në këtë fillim edicioni Ronaldo ka shënuar pesë gola në tri ndeshje ndërsa Messi i ka 4 gola në gjashtë ndeshje përfshirë këtu edhe Superkupën e Spanjës dhe atë të Europës.