Messi përkujdeset për Barcelonën (Video)

Lionel Messi është përkujdesur për fitoren e Barcelonës ndaj Elches, në nismë të sezonit në La Liga. Ylli argjentinas ka realizuar dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Munir El Haddadi Mohammed.

Sport

24/08/2014 23:54

Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri në La Liga. Gjiganti katalunas ia doli ta mposht Elchen me rezultat të thellë, 3:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Camp Nou.

Lionel Messi ka qenë hero i Barçës, duke realizuar dy gola. Ylli argjentinas shënoi në minutat 42 e 64, ndërsa një tjetër e shtoi Munir El Haddadi Mohammed, në minutën e 46-të.

Katalunasit kanë luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 44-t, kur Javier Mascherano u ndëshkua me karton të kuq.

Por, kjo nuk e pengoi ekipin e Luis Enriques që të dhurojë spektakël dhe ta mposht pa problem Elchen.