Messi i paarritshëm

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se transferimi i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi është opsion i parealizueshëm për kampionin e Ligue 1. Së fundmi, L’Equipe raportoi se PSG është i gatshëm të paguajë 250 milionë euro për blerjen e yllit argjentinas nga Nou Camp. Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se katër…

Sport

29/01/2014 10:37

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se transferimi i sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi është opsion i parealizueshëm për kampionin e Ligue 1.

Së fundmi, L’Equipe raportoi se PSG është i gatshëm të paguajë 250 milionë euro për blerjen e yllit argjentinas nga Nou Camp.

Mirëpo, Al-Khelaifi ka bërë të qartë se katër herë fituesi i Topit të Artë është i paarritshëm.

“Messi është futbollist fantastik”, deklaroi Al-Khelaifi për L’Equipe. “Kam lexuar disa më parë në gazetën tuaj se ai do të transferohet në PSG. Nëse ju i keni paratë e nevojshme për ta sjell në PSG, ia bëni gati një kontratë dhe na e sillni në PSG. A ekziston mundësia që Messi një ditë të transferohet në PSG? Jo, PSG kurrë nuk do ta transferojë Messin”, u shpreh ai.

“Nëse nuk do të kishim kufij, ne do ta blinim Messin. Ai nuk do të vjen këtu, sepse ne kemi kufij. Jam i lumtur me ekipin aktual, futbollistët më të mirë tashmë janë në PSG”, përfundoi Al-Khelaifi.

Messi, 26-vjeç, ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.