Messi bën tatuazh logon e Barcelonës, s’e harron dashurinë e vjetër

Lionel Messi para disa dite bëri një udhëtim në Arabinë Saudite me familjen e tij dhe çoi në protesta gjithë tifozët e klubit të Paris Saint-Germain. Ajo çfarë u zbulua nga fotot që publikoi ylli i Kombëtares së Argjentinës, ishte tatuazhi i tij i ri, shkruan Lajmi.net Messi ka bërë tatuazh në këmbën e tij…

Sport

04/05/2023 18:20

Lionel Messi para disa dite bëri një udhëtim në Arabinë Saudite me familjen e tij dhe çoi në protesta gjithë tifozët e klubit të Paris Saint-Germain.

Ajo çfarë u zbulua nga fotot që publikoi ylli i Kombëtares së Argjentinës, ishte tatuazhi i tij i ri, shkruan Lajmi.net

Messi ka bërë tatuazh në këmbën e tij të majtë logon e Barcelonës, skuadrës që fitoi gjithçka sa ishte pjesë.

Sigurisht kjo s’do i pëlqej aspak tifozëve të PSG-së, të cilët dje protestuan para zyrave të klubit në lidhje me futbollistit dhe pika kryesore ishte pikërisht Leo Messi.

Kujtojmë që Messit i skadon kontrata në fund të muajit qershor me ekipin francez, kurse flitet për një rikthim të mundshëm në “Camp Nou”./Lajmi.net/