Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Novosellë të Pejës
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.…
Lajme
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj”, në fshatin Novosellë të Pejës.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke hetuar rrethanat e aksidentit”, ka deklaruar Elezaj për lajmi.net. /Lajmi.net/