Mësohen 25 skuadrat që kanë siguruar grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri

Sezoni 2022-2023 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe. Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, ndërsa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1.…

Sport

30/05/2023 12:46

Sezoni 2022-2023 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe.

Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, ndërsa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1.

Por, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në fakt 25 skuadra janë të konfirmuara, teksa kanë mbetur edhe shtatë vende të lira.

Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese.

Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.

Mëposhtë ju sjellim të gjitha ekipet që kanë siguruar plasmanin në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri./Lajmi.net/