Mesazhi i Ronaldos

Me vitin 2013 në përmbyllje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rastin të dërgojë një mesazh për miliona tifozë të cilët e ndjekin me interesim në rrjetin social Facebook. Reprezentuesi portugez është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij gjatë vitit që ngadalë po e lëmë pas, dhe ka kthyer vëmendjen tek 2014’ta.…

Sport

23/12/2013 18:30

Me vitin 2013 në përmbyllje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar rastin të dërgojë një mesazh për miliona tifozë të cilët e ndjekin me interesim në rrjetin social Facebook.

Reprezentuesi portugez është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij gjatë vitit që ngadalë po e lëmë pas, dhe ka kthyer vëmendjen tek 2014’ta.

“Ky vit ka qenë i mirë, por i ardhshmi do të jetë edhe më i mirë”, shkroi Ronaldo në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ylli i Los Blancos e mbylli vitin me një tjetër rekord, shënimi i tij gjatë pjesës së parë në fitoren 3:2 kundër Valencias në Mestalla, bëri që ai të barazohet me Hugo Sanchezin në pozitën e katërt të golashënuesit më të mirë në histori të klubit me 164 gola në 151 ndeshje.