Merr fund “ekskurzioni” i Zvezdës në Champions, Young Boysi i Rudhanit e çon në shtëpi
“Ekskurzioni” i Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve ka marrë fund sonte, pas humbjes nga Young Boysi, ekipi zviceran pjesë e të cilës është edhe futbolli i Kosovës, Donat Rudhani. Young Boys nuk lejoi befasi, duke triumfuar 2:0 kundër ekipit serb në Bern, shkruan lajmi.net. Autogli i Nedeljkoviq në minutën e tetë i dha epërsinë…
Sport
“Ekskurzioni” i Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve ka marrë fund sonte, pas humbjes nga Young Boysi, ekipi zviceran pjesë e të cilës është edhe futbolli i Kosovës, Donat Rudhani.
Young Boys nuk lejoi befasi, duke triumfuar 2:0 kundër ekipit serb në Bern, shkruan lajmi.net.
Autogli i Nedeljkoviq në minutën e tetë i dha epërsinë kampionëve të shumëfishtë zviceran.
Edhe më të lehtë punët skuadrës vendase ua bëri goli i dytë në minutën e 29-të, me autor futbollistin, Blum.
Donat Rudhani qëndroi në stol gjatë gjithë takimit.
Young Boys është në vendin e tretë me katër pikë, teksa Zvezda si zakonisht e fundit me vetëm një pikë./Lajmi.net/