Mërgimtari: Ju mund t’i paguani edhe nga 1000 euro, por unë e dërgova votën me 10 euro

Votat e diasporës kanë qenë tema më e nxehtë lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Lajme

10/02/2021 15:16

Përveç ankesave për probleme në certifikimin e votuesve nga mërgata, ata janë ankuar edhe për çmimet e larta që po paguajnë për t’i dërguar votat me postë, shkruan lajmi.net.

E lidhur me këtë rast ka reaguar një qytetar i Kosovës i cili jeton në diasporë.

Mehdi Dardani Prushi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se vota e tij ka arritur në Kosovë për vetëm 10 euro pagesë.

“Edhe unë jam mërgatë, Ju mund t’i paguani edhe nga 1000 euro, por unë këtë pagesë kam bërë dhe vota ime ka arritur në Kosovë sipas kodit kontrollues. Më falni se jam në heshtje”, ka shkruar Prushi. /Lajmi.net/