Memphis Depay mund të rikthehet te Manchester United
Manchester United dhe Barcelona mund të mbyllin një marrëveshje mes vete, ndonëse ajo për Frenkie de Jong nuk po funksionon. Barca është e hapur të shes kartonin e Memphis Depay dhe duket se skuadra e Manchester United, tashmë me Erik ten Hag në krye, është e gatshme t’ia jap një mundësi të dytë. Katalanët do…

Sport
Manchester United dhe Barcelona mund të mbyllin një marrëveshje mes vete, ndonëse ajo për Frenkie de Jong nuk po funksionon.
Barca është e hapur të shes kartonin e Memphis Depay dhe duket se skuadra e Manchester United, tashmë me Erik ten Hag në krye, është e gatshme t’ia jap një mundësi të dytë.
Katalanët do të ishin të hapur ta largonin lojtarin për një shumë që shkon te 20-25 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Gerard Romero bën të ditur se një mundësi për kalimin e Depay te Manchester United tashmë është e hapur.
Dëshira kryesore e Depay është të luftojë për pozitën e tij në skuadrën e Xavi Hernandez, megjithatë ai nuk është i betonuar në dëshirën e tij për të qëndruar në ‘Camp Nou’ dhe është shprehur i hapur për largim edhe kur lidhej me një kalim të mundshëm te Sevilla, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Jules Kounde te Barca. /Lajmi.net/