Mehmeti mbyll mbledhjen e KPM: S’ndjej siguri juiridike, s’mund të jemi dy kryetarë në një dhomë
Pas zgjedhjes së Besnik Berishës me katër vota si kryetar i ri i KMP-së, Jeton Mehmeti, s’ka pranuar që të udhëheq mbledhjen si kryetar, meqë ka konsideruar se sipas ligjit, ai s’është më i tillë, ndonëse anëtarët e Bordit të KMP-së kanë insistuar që mandati i tij skadon me datë 21 dhe se Mehmeti duhet…
Lajme
Pas zgjedhjes së Besnik Berishës me katër vota si kryetar i ri i KMP-së, Jeton Mehmeti, s’ka pranuar që të udhëheq mbledhjen si kryetar, meqë ka konsideruar se sipas ligjit, ai s’është më i tillë, ndonëse anëtarët e Bordit të KMP-së kanë insistuar që mandati i tij skadon me datë 21 dhe se Mehmeti duhet të vazhdojë mbledhjen.
Mehmeti ka thënë se s’ndjen siguri juridike për të vazhduar drejtimin e mbledhjes dhe se s’mund të jenë dy kryetar në të njëjtën kohë.
“S’ndjej siguri juridike për të vazhduar, dy kryetarë në një sall. Misioni im përfundon këtu. Nëse thirret mbledhje tjetër, mund të marrë pjesë si anëtarë. Sepse mandati si anëtar vazhdon deri me datën 21. E mbylli këtë mbledhje.”, ka thënë Mehmeti