Megjithatë, autobusi i Liverpoolit vazhdon rrugën i sigurt
Autobusi i Liverpoolit ka vazhduar rrugën pas protestave nga tifozët e Manchester United.
Sport
Tifozët e “Red Devils” bllokuan rrugët e qytetit me makinat e tyre duke i pamundësuar lëvizjen autobusit të Liverpoolit ku nuk ishte skuadra, shrkuan lajmi.net.
Tani, lajmet nga Anglia bëjnë të qartë se pas ndërhyrjes së Policisë, është siguruar lëvizja e autobusit.
Gazetari i “The Athletic”, Daniel Taylor ka siguruar pamje ku shihet se autobusi është duke vazhduar rrugën me siguri të plotë nga Policia.
Sapo është konfirmuar se në autobus nuk ishte askush nga lojtarët prezent, por ai ishte autobusi zyrtar i Liverpoolit.
Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpool do të zhvillohet në orën 21:15./Lajmi.net/
And we’re on the move (including unexpected poodle photobomb) pic.twitter.com/0xYNGwHcZ9
— Daniel Taylor (@DTathletic) May 13, 2021