Mediumi spanjoll ndan një video: Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën
Forca të Armatosura të Serbisë në numër të shtuar po zhvendosen drejt kufirit me Kosovën.
Lajme
Kështu ka raportuar mediumi spanjoll ‘The Political Room’, duke shpërndarë një video të automjeteve ushtarake serbe që lëvizin në drejtim të panjohur. Lajmi.net ende nuk ka arritur të sigurojë vërtetësinë e kësaj videoje.
Në pamjet e shpërndara në ‘Twitter’ nga mediumi spanjoll, autori i videos shihet duke ngritur tre gishta, që simbolizon shenjën nacionaliste serbe.
???? Unidades adicionales de las Fuerzas Armadas de Serbia se han trasladado a la frontera con Kosovo. pic.twitter.com/GUGMWjGqfK
— The Political Room (@Political_Room) March 25, 2022
Përgjatë së premtes serbët në Kosovë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Graçanicë kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme serbe.
Serbët në Kosovë, madje janë paguar nga Beogradi që të marrin pjesë në protesta.
Protestuesit mbanin parulla “Me paqe kundër dhunës së Kurtit” “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia”, “Duam vetëm të drejtat tona”. /Lajmi.net/