Mediat e njohura zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”

Të hënën do të dhurohet çmimi i Topit të Artë për futbollistin më të mirë gjatë vitit 2021.

Sport

27/11/2021 09:57

Këtë vit po zhvillohet garë e ashpër për fituesin e “Topit të Artë” pasi diferenca mes më të mirë është e ngushtë, transmeton lajmi.net.

Leo Messi, Robert Lewandowski e Jorginho po cilësohen si favoritët për të fituar këtë çmim.

Megjithatë sipas mediave më të njohura botërore, Topin e Artë do ta fitojë sërish Messi.

Sky Sports ka zbuluar se tashmë ylli argjentinas është njoftuar se do të jetë fitues i këtij çmimi dhe ai do të jetë i pranishëm në ceremoni ku pritet të marrë Topin e Artë të shtatin në karrierën e tij të bujshme.

34-vjeçari, fitoi këtë vit trofeun e parë ndërkombëtar me Argjentinën, dhe pati një sezon të mirë në aspektin individual.

Të hënën do të mbahet ceremonia nga France Football ku do të dhurohet çmimi i Topit të Artë. /Lajmi.net/