Më në fund dikush ka shfaqur interesim serioz për Quique Setien

Quique Setien është pa punë pasi u shkarkua nga Barcelona pas humbjes së rëndë nga Bayern Munich.

Sport

22/10/2020 15:30

Bavarezët fituan me rezultat 8:2 dhe kjo nënkuptonte largimin e Setien i cili kishte nënshkruar një kontratë me Barcelonën deri në qershor 2022.

Pas shkarkimit, emri i Setien pothuajse nuk u përmend në medie, përcjell lajmi.net. 

Tani, sipas informacioneve të fundit, Palmeiras ka treguar interes për të sjellë trajnerin 62-vjeçar.

Klubi brazilian mbeti pa Vanderlei Luksemburg, i cili u pushua nga puna një javë më parë për shkak të rezultateve të dobëta. Drejtuesit e Palemeiras dëshirojnë që ekipi të luajë futboll atraktiv ashtu siç do Setien. Spanjolli kishte një paraqitje solide në Betis para se të vinte në Barcelonë. /Lajmi.net/