“Më lini rehat”, “Dua të rri vetëm” – Livia shpërthen në lot pas debateve që pati me grupin e saj
Livia është në televotim kokë më kokë me Loredanën. Kjo pas një nominimit që u bë nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku. Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana, Egli dhe Gjesti. Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk…

ShowBiz
Livia është në televotim kokë më kokë me Loredanën.
Kjo pas një nominimit që u bë nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
Pas spektaklit, ajo duket se pati përplasje me disa prej tyre, veçanërisht me grupin e saj ku përfshihen: Rozana, Egli dhe Gjesti.
Livia shprehet se u ndje e vetme dhe se nuk e kanë mbrojtur në asnjë moment si dhe mendon që ata e duan jashtë.
Në një moment, ajo u përlot teksa i kërkoi Eglit që të largohej e të bashkohej me Gjestin.
Veç kësaj, përplasje të ashpra pati edhe me Rozanën që i ka qëndruar pranë që nga fillimi.

