Jeton Zulfajt i vazhdohet mandati si kryenegociator i Kosovës me BE-në

 Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka publikuar një vendim të ri të kryeministrit Albin Kurti.  Ata kanë njoftuar se Jeton Zulfaj është emëruar në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. “Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”,…

Lajme

15/09/2026 18:36

 Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka publikuar një vendim të ri të kryeministrit Albin Kurti. 

Ata kanë njoftuar se Jeton Zulfaj është emëruar në pozitën e Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.


“Kryenegociatori është përgjegjës për të gjitha çështjet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka njoftuar ZKM. 

Zulfaj është emëruar në këtë detyrë edhe në Qeverinë Kurti 3, ndërsa më parë ishte Këshilltar Politik i Kurtit. /Lajmi.net/