Me kushte edhe për nënkryetarët, Nagavci: VV i jep 53 vota për ata që e përkrahin marrëveshjen me LDK-në

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka folur pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nagavci duke folur për emrat, ka thënë se 53 deputetët e VV’së kanë votë për ata që e përkrahin marrëveshjen mes LDK’së dhe VV-së për emrin e Bekim Sejdiut për president. “Deputetët që janë pro marrëveshjes LVV-LDK, natyrisht…

Lajme

11/09/2026 15:36

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka folur pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Nagavci duke folur për emrat, ka thënë se 53 deputetët e VV’së kanë votë për ata që e përkrahin marrëveshjen mes LDK’së dhe VV-së për emrin e Bekim Sejdiut për president.

“Deputetët që janë pro marrëveshjes LVV-LDK, natyrisht që e kanë edhe mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes”, ka thënë Nagavci.