Mosvotimi i Çitakut | Nagavci e bën “lëmsh” me arsyetim: S’ka të bëjë me inat nga e kaluara – kemi qenë të gatshëm ta votonim edhe për kryetare të Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dhënë arsyetimin për vendimin e partisë së saj që të mos e votojë Vlora Çitakun e PDK-së për postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës. Nagavci ka deklaruar se vendimi nuk lidhet me ndonjë “inat nga e kaluara”, duke theksuar se VV-ja kishte qenë e gatshme ta mbështeste…

Lajme

11/09/2026 15:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dhënë arsyetimin për vendimin e partisë së saj që të mos e votojë Vlora Çitakun e PDK-së për postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Nagavci ka deklaruar se vendimi nuk lidhet me ndonjë “inat nga e kaluara”, duke theksuar se VV-ja kishte qenë e gatshme ta mbështeste Çitakun edhe për pozitën e kryetares së Kuvendit, në kuadër të një marrëveshjeje politike.

“Nuk ka të bëjë aspak me inat nga e kaluara. Përkundrazi, ju e dini që kryeministri Kurti dhe Lëvizja ka qenë e gatshme që zonjën Çitaku ta votonin edhe për kryetare të Kuvendit”, u shpreh Nagavci.

Sipas saj, qëndrimi i VV-së lidhet me marrëveshjen politike që, sipas saj, ishte synuar për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

“Kjo është bazuar në marrëveshjen politike që e kemi synuar ta arrinim, që të shmangnim një palë zgjedhje të reja”, tha ajo.