Hoti: Dështimi i seancës është skenar i Vetëvendosjes, kjo çështje duhet të shkojë në Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës. I pyetur për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e opozitës dhe komuniteteve, Hoti ka thënë se kjo është pjesë e një skenari të partisë së Albin Kurtit. “Skenar i Vetëvendosjes,…

Lajme

11/09/2026 16:03

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

I pyetur për moszgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e opozitës dhe komuniteteve, Hoti ka thënë se kjo është pjesë e një skenari të partisë së Albin Kurtit.

“Skenar i Vetëvendosjes, s’kam koment tjetër. Këto lojëra nuk po kuptohen, janë jashtë çdo sjellje politike”, ka deklaruar Hoti për indeksonline.

Hoti ka vlerësuar se situata e krijuar duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, veprimet e tilla politike po e pamundësojnë funksionimin normal të institucioneve të vendit.