Haxhiu ndërpret seancën përsëri, tentoi ta kaloj radhën e PDK-së dhe pa miratimin e LDK-së ta vendos në votim emrin e Kujtim Shalës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën për votimin e nënkryetarëve. Haxhiu tentoi që të kaloj radhën e PDK-së për nënkryetarët dhe ta vendos në votim propozimin e LDK-së, transmeton lajmi.net. Kundër këtij kapërcimi doli LDK. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kundërshtuar edhe një herë kërkesën e kryetares së Kuvendit,…

Lajme

11/09/2026 15:07

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka ndërprerë seancën për votimin e nënkryetarëve.

Haxhiu tentoi që të kaloj radhën e PDK-së për nënkryetarët dhe ta vendos në votim propozimin e LDK-së, transmeton lajmi.net.

Kundër këtij kapërcimi doli LDK. Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kundërshtuar edhe një herë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për të propozuar kandidatin për nënkryetar.

Ajo tha se LDK nuk e sheh të arsyeshme që të propozojnë kandidatin, duke kaluar subjektin e dytë, PDK-në, pa propozuar kandidatin e tyre për nënkryetar.

“Nuk ua rekomandojmë ta hidhni në votim, por as nuk marrim pjesë në votim”, u shpreh Lushaku.

Haxhiu u mundua që ta vendos në votim përsëri emrin e Kujtim Shalës, por LDK e lëshoi sallën dhe si shkak i kësaj seanca u ndërpre.

Seanca vazhdon të dielën në ora 10:00./lajmi.net/