Mbyllet pjesa e parë: Tottenham avancon ndaj Man City, Kane bëhet golashënuesi më i mirë i ‘Spurs’
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Premier Ligës. Tottenham është duke kryesuar 1:0 ndaj Man City, shkruan lajmi.net. Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi ylli i ‘Spurs’, Harry Kane. Pas një gabimi afër zonës nga Man City, përfituan Tottenham. Anglezi shënoi për 1:0 në minutën e 15′ të ndeshjes.…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Premier Ligës.
Tottenham është duke kryesuar 1:0 ndaj Man City, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi ylli i ‘Spurs’, Harry Kane.
Pas një gabimi afër zonës nga Man City, përfituan Tottenham.
Anglezi shënoi për 1:0 në minutën e 15′ të ndeshjes.
Harry Kane me golin e shënuar sot u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për ekipin e tij.
Sulmuesi shënoi golin e tij të 267-të, duke thyer rekordin e Jimmy Greaves, i cili qëndroi për 53 vjet.
Më pas gjatë gjithë pjesës së parë Tottenham kishin iniciativën e golit, por më nuk shënuan.
Man City në anën tjetër ishin të rrezikshëm për portën e Hugo Lloris vetëm në një rast.
Riyad Mahrez goditi shtyllën pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet ky takim./Lajmi.net/