Milan e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Juventus - AC Milan.

Sport

09/05/2021 21:34

Dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë mjaftë interesante, por Milan është në epërsi me rezultat 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më të rrezikshëm në pjesën e parë, duke dominuar në posedimin e topit dhe gjuajtjet në portë.

Chiellini kishte një rast të artë, të cilin nuk e konkretizoi, derisa “Rossonerët” gjetën golin përmes sulmuesit Brahim Diaz në fundin e pjesës së parë (45+1).

Pas një topi të kthyer, Diaz realizoi supergol në kornerin e portës duke lënë të shtangur portierin dhe mbrojtjen.

Për të parë golin: VIDEO

Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe në pjesën e dytë./Lajmi.net/