Mbyllet lokali me muzikë live në Rahovec, gjobiten 18 persona

Një lokal në fshatin Xërxë të komunës së Gjakovës është mbyllur nga Policia së bashku me inspektorët e AUV-it.

Lajme

16/09/2021 21:13

Arsyeja është se në lokal u organizua një mbledhi me muzikë live dhe me shumë mysafirë.

Policia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se veprimi i tillë është ndërmarrë duke u bazuar në masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19.

Përveç mbylljes ndaj lokalit është shqiptuar fletëparaqitje.

Fletëparaqitje sipas Policisë u janë shqiptuar edhe 18 personave të cilët ishin brenda lokalit.

Policia ka apeluar që të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19./Lajmi.net/