Mbappe pranë Real Madridit, transferimi i Haaland i pamundshëm para vitit 2022

Real Madrid ka bërë planet për afatin kalimtar veror dhe më i dëshiruari është ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

12/05/2021 16:30

Mbappe është pranë nënshkrimit përfundimtar me Reali, me të cilët ka arritur marrëveshje personale, derisa dy klubet janë duke e mbyllur marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Në çdo çështje, kjo marrëveshje shihet si e mbyllur dhe që do realizohet gjatë verës, me Realin që do paguajë plotë 150 milionë euro.

Ndërsa, edhe pse presidenti Florentino Perez ka qenë i interesuar për transferimin e Erling Haaland, kjo shihet e pamundur për këtë verë.

Dortmund nëse siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve assesi s’do ta shesë norvegjezin, andaj do t’iu duhet të presin deri në afatin tjetër veror, kur edhe klauzola e tij të hyjë në fuqi me vlerë 75 milionë euro.

Interesim për Haaland pos Realit, kanë shprehur edhe Barcelona, Manchester City dhe Manchester United./Lajmi.net/