Mbappe: Nuk mund ta fitoj ‘Topin e Artë’ pa Ligën e Kampionëve

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, ka folur edhe një herë për objektivat e tij në të ardhmen.

Sport

21/06/2019 16:30

Lojtari i kampionëve të Ligue 1 ka bërë të ditur se synimi i tij kryesorë është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Mbappe beson se çelësi për triumfin në çmimin më të rëndësishëm individual qëndron tek Liga e Kampionëve, pasi ajo është gjëja më e rëndësishme në sytë e botës.

“Nuk mund ta fitosh ‘Topin e Artë’ pa Ligën e Kampionëve, është shumë e rëndësishme në sytë e botës” ka thënë Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve së pari. Nëse mund ta fitoj ‘Topin e Artë’, në rregull, por objektivi im është të fitoj Ligën e Kampionëve” ka thënë ndër të tjerash lojtari francez.

Mbappe deri më tani ka fituar disa trofe, prej të cilëve sigurisht më i rëndësishmi ishte ai i Kupës së Botës (2018). /Lajmi.net/