Mbappe, ‘bomba’ e radhës e Real Madridit

Real Madrid duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve këtë afat kalimtar.

Sport

15/06/2019 20:51

‘Los Blancos’ tashmë kanë zyrtarizuar transferimet si Eden Hazard, Luka Joviç, Eder Militao dhe Ferland Mendy.

Sipas shtypit spanjoll, Real Madridit mund t’i bashkohet edhe një emër i madh këtë verë, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, për të cilin 13 herë kampionët e Evropës vazhdojnë të insistojnë.

Për Mbappen, Real Madrid janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 200 milionë euro./Lajmi.net/