Mayweather kërkon të mbulojë shpenzimet e varrimit të George Floyd

Boksieri Floyd Mayweather ka ofruar të mbulojë shpenzimet e shërbimeve të varrimit për shtetasin afrikano-amerikan George Floyd, i cili u mbyt nga një oficer i policisë më 15 maj.

Sport

01/06/2020 21:49

Uebfaqja e TMZ Sports ka zbuluar këtë pasdite, duke detajuar se Floyd do të ishte i gatshëm të merrte përsipër shërbimet e ofruara në Houston, Minesota, Charlotte dhe çdo vend tjetër që mund të përcaktohet në ditët në vijim, përcjell lajmi.net.

TMZ raporton se ambienti i boksierit në Michigan “po bën vetëm atë që e dikton zemra e tij”, por mbetet të shihet se si duket kjo perspektivë për familjen e George Floyd.

Michael Jordan, L ebron James, Lewis Hamilton, Serena Williams dhe shumë futbollistë gjithashtu kanë reaguar për vrasjen e shtetasit amerikan. /Lajmi.net/